75 Mall Live Search
14:11 / E Enjte, 20 Prill 2023 / S Z

VV kërkon seancë të jashtëzakonshme

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që sot të mbahet një seancë e re e jashtëzakonshme.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila  ka thënë se në seancën e cila ka kërkuar të mbahet nga ora 13:30  të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seanca plenare e nisur më 2 shkurt.

 “Ne si grup parlamentar kemi parashtruar kërkesën me 41 nënshkrime për një seancë të re sot në 13:30, e cila do t’i shqyrtoj pikat e papërfunduara nga seanca plenare filluar më 2 shkurt dhe vazhduar më 22 mars 2023”, ka thënë ajo.