14:25 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

VV komenton arrestimin e kryesuesit të Këshillit të Qendrës së tyre në Belgjikë për trafikim droge

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes në Belgjikë, Bujar Krasniqi përmes një deklarate të hapur, ka dhënë sqarim sa i përket arrestimit të kryesuesit të Këshillit të Qendrës së Vetëvendosjes në Belgjikë, Rediart Cankjës, me akuzën për trafikim droge.

Sipas tij, ky lajm për ta ka qenë tronditës, duke thënë se Cankja ka punuar si përkthyer i disa gjuhëve në Agjencinë e Integrimit të Belgjikës si dhe pranë policisë së Belgjikës.

Krasniqi thotë, se profili Cankajt nukliodhet aspak me aktivitetet të tilla si trafiku, dhe se pritet të sqarohen rrethana t udhëtimit të tijme veturën ku është gjetur droga.

Ky është sqarimi i tij:

Sot, në mënyrë të papritur, mësuam nga mediat se Rediart Cankja është arrestuar nga policia e Francës me akuzën për trafikë droge, pasi i janë gjetur të fshehura, në veturën që po udhëtonte bashkë me një qytetare tjetër, tre kilogramë heroinë. Lajmi na ka tronditur pasi Rediart Cankja ka punuar si përkthyes i disa gjuhëve në Agjencinë e Intergrimit të Belgjikës si dhe pranë policisë së Belgjikës. ka kryer studimet universitare dhe është i martuar dhe ka jetuar në Belgjikë në mënyrë të rregulltë. Për më tepër, Rediart Cankja ka qenë anëtar i Bordit të qytetit të “Antëerp”-it të njërës prej partive parlamentare të Belgjikës, si dhe kandidat për këshilltar komunal në “Antëerp”

Nga të gjitha informacionet që ne kemi patur, Rediart Cankja ka patur një jetë dhe prefesion të rregulltë, dhe ka aplikuar dhe është anëtarësuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE! vitin e kaluar. Marrë parasysh formimin e tij akademik dhe përvojën e tij profesionale pranë autoriteteve belge, anëtarët e Lëvizjes i kanë besuar atij pozicionin e Kryesuesit të Këshillit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Belgjikë. Prandaj lajmi i sotëm për arrestimin e tij na ka shokuar të gjithëve. Madje, edhe mediat belge kanë raportuar publikisht se profili i Rediart Cankajt nuk lidhet aspak me aktivitete të tilla si trafiku, dhe që pritet të sqarohen rrethanat e udhëtimit të tij me veturën ku është gjetur droga.

Megjithatë, Komisioni Disiplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka nisur sot procedurën për shqyrtimin e rastit të Rediart Cankajt për të marrë menjëherë masat përkatëse disiplinore për pëzullimin e anëtarësisë dhe aktivitetit të tij në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, si dhe për përjashtimin e tij nëse ai shpallet fajtor nga autoritet. Lëvizja VETËVENDOSJE! distancohet dhe dënon ashpër çdo aktivitet të jashtëligjshëm që lidhet me rastin në fjalë, dhe nuk do të tolerojë asnjë sjellje që lidhet me aktivitete të ngjashme.

Antëerp, 10 shtator 2018

Lëvizja VETËVENDOSJE!/Indeksonline/