VV konfirmon se do të marrin pjesë në takimin e ftuar nga presidentja Osmani

Lëvizja Vetëvendosje është shprehur e gatshme të takohet me presidenten, Vjosa Osmani për të diskutuar rekomandimet e IKSHPK-së për shtyrje të zgjedhjeve.
Kështu ka bërë të ditur Sekretari për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.
“Ne jemi të gatshëm si subjekt të takohemi me Presidenten kurdo që ajo na thërret”, tha ai për Telegrafin,
Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të hënën ka ftuar në një takim konsultativ partitë politike për të diskutuar lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend.Reklamë
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka thënë se kjo parti do të marr pjesë në takimin e së hënës.
“PDK nuk i është shmangur asnjëherë takimeve institucionale dhe do të merr pjesë në takimin e të hënës. Të gjitha qëndrimet dhe propozimet e PDK, kryetari Memli Krasniqi do ti shfaqë në takim”, ka thënë Abdullahu.