75 Mall Live Search
09:56 / E Hënë, 05 Maj 2025 / mp

VV konfirmon vazhdimin e bllokadës, flet Arbër Rexhaj

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Arbër Rexhaj, tha se përsëri do të ketë votim të fshehtë për arsye se mund të ketë deputetë që votojnë sipas vullnetit të vet

“Votimi i fshehët nuk është as shkelje ligjore as procuderale.Besoj do të shkojmë në të njejtën formë. Subjektet politike i kanë qëndrimet e veta, unë nuk e kuptoj pse nuk hyjnë në votim të fshehtë.”, tha Rexhaj.

I pyetur për ndonjë marrëveshje me subjektet të tjera për të siguruar votat,  ai tha se kjo çështje i takon kryetarit të LVV-së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.