75 Mall Live Search
13:32 / E Enjte, 03 Mars 2022 / AR

VV largon shishet e ujit në seancën e sotme, kjo është arsyeja

Deputetët e Vetëvendosjes, nuk kanë pranuar që t’iu shërbehet uji me shishet e plastikës.

Në seancën e sotme, derisa tashmë ishin të vendosura shishet e ujit tek ulëset e gjithsecilit deputet, ata të Vetëvendosjes kërkuan që të njëjtat të largohen nga aty.

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli tregoi se arsyeja e largimit është meqë Kuvendi ka marrë vendim që mos të përdoren shishet dhe gotat e plastikës por që administrata, nuk e ka informuar operatorin i cili sot ka filluar punën.

“U larguan sepse është marrë vendim tashmë që Kuvendi të mos i përdor shishet dhe gotat e plastikës. Por administrata nuk e ka informuar operatorin i cili ka filluar punën sot”, tregoi deputetja Pacolli për KP.

Më poshtë fotografi teksa largohen shishet e ujit nga ulëset e deputetëve të VV-së: