75 Mall Live Search
22:30 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

VV në Istog me arsyetim joserioz, thonë se ishte bërë një gabim

Kryetari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Istog Agron Avdijaj përmes një postimi në Facebook ka reaguar rreth lajmeve se kryetari i LVV, Albin Kurti ka mbajtur një takim gjatë këtij viti në odën e Kamer Metaj, që vrau policin Izet Demaj sot në Istog .

Sipas Avdijajt takim është mbajtur në odën e Muharrem Metaj dhe jo të Kamer Metaj siç është thënë në media.

Ndërsa për fotografim e njoftimit të takimit, ku shkruhet se takimi do të mbahej në odën e Kamer Metaj thotë se ishte një gabim i fshatarëve.

Ai ftoi mediat që të verifikojnë fotografitë e odës ku është mbajtur takimi.

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Sqarim për opinionin publik

Lidhur me tubimin e VETËVENDOSJE!s të mbajtur në Bollopojë, fshatin Shushicë e Ulët të Komunës së Istogut me datë 15 shtator 2018 është mbajtur në odën e të nderuarit Muharrem Metaj, lidhur me këtë mund të ju referoheni edhe fotografive të cilat janë publikuar në portale të ndryshme, të cilat nuk i kanë verifikuar paraprakisht. Ndërsa njoftimi për tubimin është publikuar gabimisht, në atë kohë nga një aktivist, duke iu referuar dyqanit të fshatit për orientim më të lehtë (pronë e të vrarit Kamer Metaj), lokal ky që ka qenë në afërsi të odës së z. Muharrem Metaj.

Ftoj mediat që t’i verifikojnë fotografitë e odës ku është mbajtur tubimi dhe emrin e pronarit të kësaj ode.

Konsideroj që mediat do duhej të merreshin më shumë me trajtimin e këtyre rasteve të vjedhjeve e vrasjeve si fenomene dhe jo ta zhvendosin vëmendjen e opinionit në drejtime të tjera.