14:02 / E Diele, 03 Shtator 2023 / LB

VV në Prishtinë do të bojkotojë seancën e nesërme të Kuvendit Komunal

Grupi i Asamblistëve të Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka njoftuar se nuk do të marrin pjesë në seancën e radhës të Kuvendit Komunal, të ftuar për të hënën, 4 shtator.

“Siç jeni në dijeni, për ne, është e kontestueshme zgjedhja e Kryesuesit të ri dhe rrjedhimisht e kontestojmë edhe ftesën për këtë seancë që vjen nga një autoritet për legjitimitetin e të cilit do të vendosin organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.