VV në Prishtinë: PDK premtonte transport falas tash rrit çmimin 25 për qind

Lëvizja Vetëvendosje- Qendra Prishtinë, ka reaguar lidhur me vendimin për rritje të çmimit të biletave të trafikut urban. Në reagimin e VV-së thuhet se PDK e cila gjatë fushatës zgjedhore premtonte transport publik falas, tashmë ka rritur çmimin e biletave për 25 për qind.
“Partia Demokratike e Kosovës gjatë fushatës zgjedhore në Prishtinë premtonte transport publik falas. Drejtorinë e Shërbimeve Publike, e ku përfshihet transporti publik, në Komunen e Prishtinës e udhëheq PDK-ja. Sot, Komuna e Prishtinës njoftoj se çmimi i biletës së rregullt, prej datës 31 janar, pra nesër, do të jetë 25% më i lartë. Nga premtimi për transport falas, arritëm te transporti 25% më i shtrenjtë. Kjo është PDK-ja, ky është koalicioni LDK-PDK që qeverisë me Prishtinën”, thuhet në reagimin e VV së/IndeksOnline/