VV: Nga zemra e Gjakovës ia qesim pikën fitores!
Tubim madhështor, entuziast dhe me pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Kështu është bërë e ditur në njoftimin e LVV-së.
Gjakova dëshmoi se më 7 qershor do t’ia qesë pikën numrit 116, për t’i dhënë mbështetje të fuqishme vazhdimit të qeverisjes së mirë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!


Kryetari i qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjakovë, Agon Batusha, tha se mobilizimi i madh i qytetarëve dëshmon se Gjakova qëndron fuqishëm krah projektit politik që i shërben interesit publik, zhvillimit ekonomik dhe forcimit të shtetit.
Kryeministri Albin Kurti theksoi se qeverisja e deritashme ka pasur në fokus mbështetjen për gratë, nënat lehona, fëmijët, veriun, ushtrinë dhe bujqësinë.



Ai tha se mandati i ardhshëm do të jetë mandati i infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik, industrisë ushtarake, bizneseve industriale dhe zejtare. Do ta fuqizojmë ekonominë lokale.

Ai tha se mandati i ardhshëm do të jetë mandati i infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik, industrisë ushtarake, bizneseve industriale dhe zejtare. Do ta fuqizojmë ekonominë lokale.
Gjakova do ta ketë pishinën gjysmolimpike dhe zonën kreative malore turistike, duke përfshirë lidhjen e Valbonës me Malësinë e Gjakovës. Gjithashtu, në Gjakovë do të kemi një pistë për gara dhe trajnime automobilistike. Do të investojmë në sistemet e ujitjes për bujqësi.
Në shëndetësi do të hapim Repartin e Onkologjisë, një shërbim jetik për qytetarët e Rrafshit të Dukagjinit.
Kujtesa kolektive dhe identiteti i qytetit do të ruhen në Muzeun e Luftës dhe të Fotografisë, në të cilin do të investojmë.
Projekt strategjik për Gjakovën dhe gjithë Rrafshin e Dukagjinit do të jetë aeroporti i Gjakovës, sepse ky investim nënkupton zhvillim ekonomik dhe logjistik. Zona e Drinit, si hapësirë e mbrojtur turistike, do të zhvillohet bashkërisht me Rahovecin.
Fabrikën e municionit do ta ndërtojmë në Gjakovë, sepse kemi dëshmuar në këtë mandat qeverisës se mbrojtja është investim strategjik për ne dhe këtë po e avancojmë me municionin “Made in Kosova”.
Andaj, për të ngadhënjyer edhe më shumë, është e rëndësishme të kemi dalje masive në zgjedhjet e 7 qershorit dhe t’ia qesim pikën fitores.

