75 Mall Live Search
19:36 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

VV ngushëllon familjen Demaj: Familja e policit të vrarë të ndihmohet nga shteti në vazhdim

Lëvizja Vetëvendosje ka ngushëlluar familjarët dhe të afërmit e policit të vrarë, Izet Demaj.

“Ngjarje të tilla janë të dhimbshme për të gjithë qytetarët e Kosovës. Izet Demaj ka qenë edhe ushtar i UÇK-së, dhe si shoqëri e si komb duhet ta respektojmë si dëshmor i mbrojtjes së rendit e ligjit”, thuhet mes tjerash në reagimin e VV, transmeton Indeksonline.

Reagimi i plotë i LVV:

Lëvizja VETËVENDOSJE! ngushëllon familjarët dhe të afërmit e policit të vrarë ne krye të detyrës, Izet Demaj. Ngjarje të tilla janë të dhimbshme për të gjithë qytetarët e Kosovës. Izet Demaj ka qenë edhe ushtar i UÇK-së, dhe si shoqëri e si komb duhet ta respektojmë si dëshmor i mbrojtjes së rendit e ligjit.

Vështirësitë e punës në polici janë të mëdha, dhe rrogat e të ardhurat të pamjaftueshme krahasuar me punën që e bëjnë. Për rastin në fjalë, do të kërkojmë nga autoritetet që familja e policit të vrarë të ndihmohet nga shteti në vazhdim.

Edhe një herë, ngushëllime gjithë qytetarëve të Kosovës, gjithë policëve të Republikës tonë, dhe familjarëve të policit Izet Demaj.