14:40 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

VV nis organizimin për zgjedhjet e brendshme, fton anëtarët të marrin pjesë në mbledhje

Lëvizja Vetëvendosje do të fillojë zgjedhjet e brendshme, të dielën do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Prishtinës.

Sipas njoftimit të VV-së kjo mbledhje do të mbahet pranë Agjencisë së Statistikave të Kosovës, duke filluar nga ora 14:00.

“Ftojmë të gjithë anëtarët e Këshillit të Qendrës së Prishtinës të marrin pjesë në këtë mbledhje të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.