11:52 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / A. M.

VV pas takimit me ambasadorin e SHBA-së: Shumë shpejt do ta kemi Qeverinë e re!

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar detajet rreth takimit që zhvilloi sot me ambasadorin amerikan,  Philip S. Kosnett.

Diplomati nga SHBA-ja ishte i shoqëruar nga këshilltarja e tij për çështje politike Amy Carnie.

Në takim i priti kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, e kandidati për kryeministër, Albin Kurti, bashkë me anëtaren e kryesisë së Lëvizjes, Arbërie Nagavci dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj.  

“Ambasadori, Kosnett uroi kryetarin Kurti për fitoren në këto zgjedhje dhe i uroi sukses të mëtejme. Ai uroi që nga ky proces sa më parë të kemi një Qeveri e Parlament funksionale. Kryetari Kurti e falënderoi për urimin dhe vizitën dhe ndau bindjen që shumë shpejt do ta kemi Qeverinë e re dhe mundësinë për të bashkëpunuar për projekte konkrete që ndihmojnë shtetndërtimin demokratik, zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve tona”, thuhet në njoftim. /Indeksonline/