75 Mall Live Search
11:23 / E Enjte, 06 Janar 2022 / LB

VV- PDK bashkë/ Detaje nga marrëveshja e nënshkruar sot mes dy subjekteve për bashkëqeverisje në Gjilan

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.

Ish kandidatja e PDK-së për kryetare të komunës, Leonora Morina- Bunjaku ka konfirmuar për Indeksonline se sipas kësaj marrëveshje, PDK do t’i ketë katër drejtori dhe postin e nënkryetarit.

“Po sapo kemi dalë nga takimi, marrëveshja është arrit. PDK-së i takon posti i nënkryetarit dhe katër drejtori. Drejtorinë e Bujqësisë, Financave, të Zhvillimit Ekonomik dhe Shëndetësisë”, ka thënë ajo për Indeksonline.

Po ashtu sot Kuvendi Komunal i Gjilanit do të mbaj mbledhje urgjente në ora 15:00 ku pritet zgjedhja e kryesuesit. /Indeksonline/