75 Mall Live Search
13:15 / E Shtunë, 11 Tetor 2025 / F.R

VV përmbyll fushatën në Prishtinë, Çeku dhe Kurti bashkë në sheshin “Skënderbeu”

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet lokale në Prishtinë sot, më 11 tetor 2025, në sheshin “Skënderbeu”.

Ngjarja do të fillojë në orën 18:00 dhe pritet të marrin pjesë kandidati për kryetar të Prishtinës nga VV-ja, Hajrulla Çeku, si dhe kryeministri Albin Kurti.

Tubimi përmbyllës mbahet nën moton “Për Prishtinën tonë”, ndërsa VV ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë masivisht në përmbylljen e fushatës elektorale./IndeksOnline/