75 Mall Live Search
18:48 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Në Berlin protestohet kundër ‘bosnjëzimit’ të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje në Berlin ka organizuar një protestë me anë së cilës kundërshtojnë “korrigjimin e kufijve propozim ky edhe i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Para mediave, këta aktivistë po e quajnë kriminel, Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, teksa thonë se nuk do të pranojnë këto negociata që po bëhen nga presidenti i Kosovës e Serbisë.

“Ne si VV jemi kundër, jemi në rritje, si mërgatë qëndrojmë fuqishëm pas VV-së  dhe do ta mbështesim çdo protestë që është kundër ndonjë vendimi që bëhet kundër kombit”, u tha në protestën e cila po vazhdon ende.

Në Samitin e Berlinit por marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli.