75 Mall Live Search
09:12 / E Hënë, 08 Dhjetor 2025 / S Z

VV-ja publikon listën, ish-sekretari i MSH-së Naim Bardiqi mes emrave që synojnë kuvendin!

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në listën e VV-së këtë herë janë dhe disa emra të rinj, të cilët për herë të parë janë pjesë e garës për deputet.

Një ndër ta është dhe ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë Naim Bardiqi, i cili figuron tashmë si kandidat për deputet me Vetëvendosjen, në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Bardiqi është renditur me numrin 60 në listën prej 110 emrash, që partia ka dorëzuar për garën e ardhshme parlamentare./Indeksonline/