“VV si pushteti, përjashtoi nga partia ata që hodhën gaz lotsjellës”
Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij Facebook ka komentuar vendimin e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila përjashtoi aktivistin që hodhi mbrëmë gaz lotsjellës gjatë zgjedhjeve të partisë që po mbaheshin mbrëmë në Ferizaj.
Krasniqi ndër të tjera ia ka kujtuar subjektit politik që dikur ishte pjesë e saj, duke thënë se derisa VV gjuante gaz në Kuvend, deputetët përjashtoheshin nga nga seanca, ndërsa sot ata po e bëjnë të njëjtën gjë si pushteti, përcjellë Indeksonline.
Deputeti i PSD-së, shton tutje se me veprimet e veta Lëvizja Vetvendosje po tregon se nuk dallon nga asnjë subjekt autoritar.
Ky është postimi i plotë i Krasniqit:
Kur VV gjuante gaz në Kuvend, deputetët përjashtoheshin nga seanca. VV kundërshtonte dhe akuzonte pushtetin për repriesion. Me të drejtë!
Por kur sot aktivistët e VV po e përdorin metodën e njëjtë, duke kërkuar demokraci në këtë subjekt, VV po përgjigjet me represion. Si pushteti. Përjashtoi nga partia ata që hodhën gaz.
Çdo ditë e më shumë, po kemi më shumë fakte që VV nuk dallon nga asnjë subjekt autoritar. Që VV është sekt që spranon asnjë kritikë e mendim ndryshe.