VV-ja triumfon edhe në bastionin e Nismës, ja sa vota mori në Malishevë
Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore në zgjedhjet e parakohshme edhe në Komunën e Malishevës, e njohur tradicionalisht si bastion i Nismës Socialdemokrate.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Vetëvendosje është renditur e para në këtë komunë me 37.38 për qind të votave, përkatësisht 9,862 vota.
Në vendin e dytë është renditur Nisma Socialdemokrate, e udhëhequr nga Fatmir Limaj, me 31.22 për qind apo 8,237 vota. Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka zënë vendin e tretë me 18.15 për qind, respektivisht 4,787 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 9.78 për qind të votave ose 2,581 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është renditur e pesta me 2.71 për qind apo 716 vota.

