VV: Vendimi për ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë, i dëmshëm për vendin

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar sqarim në lidhje me ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë. Sipas VV-së, vendimi për të ndërprerë punimet në ndërtimin e kësaj rruge është jashtëzakonisht i dëmshëm, jo vetëm në aspektin ekonomik e infrastrukturor, por edhe në atë politik e shtetëror.
“Qeveria e Kosovës e ka përgjegjësi mbrojtjen dhe afirmimin e interesave të shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve të saj”, thuhet në reagimin e VV-së.
Nisur nga kjo, deputetë të GP të LV-së, sot, kanë dorëzuar kërkesën për shpjegime në lidhje me ndërprerjen e punimeve në realizimin e këtij projekti./IndeksOnline/

