16:54 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

VVD: Jam i lumtur që nuk luaj në Spanjë, definitivisht ai është më i miri në botë

Sapo u konfirmua se Barcelona do të përballet me Liverpoolin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, tifozët nisën betejën e fjalëve rreth Lionel Messit dhe Virgil van Dijk.

Ky duel vlerësohej si lojtari më i mirë në botë kundrejt mbrojtësit më të mirë në botë.

Ndeshja përfundoi 3-0 në të mirë të Barcelonës dhe Van Dijk pati një paraqitje solide, por që sigurisht nuk mjaftoi që Messi të shënonte dy gola, e që ishte padyshim lojtari më i mirë i ndeshjes.

Pas ndeshjes, holandezi pati vetëm fjalë pozitive për Messin duke pranuar se është i lumtur që ai nuk luan në La Liga.

“Kur hasni Messin në formën më të mirë, nuk mund të bëni asgjë,” tha Van Dijk.

“Jam i lumtur që nuk jam në Spanjë dhe që nuk do të përballem me të çdo sezon, ai ka shënuar dy gola, jam shumë i zhgënjyer”

“Ai është një lojtar fantastik, është shumë e qartë, mendoj se pjesa më e vështirë është që kur ne sulmojmë, ai është duke pritur diku, në qoshe apo kudo, kështu që ju duhet të organizoheni mirë në mbrojtje,” shtoi Van Dijk.

“Unë mendoj se ai është lojtari më i mirë në botë, ai ka atë element shtesë që ai ka treguar në vitet e fundit”. /IndeksOnline/