VVD: Jam larg Maldinit e Nestes
Qendërmbrojtësi holandez i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, ka treguar edhe një herë se është mjaft modest dhe i sinqertë në deklaratat e tij.
Në një konferencë për shtyp mbajtur nga kombëtarja e Holandes, njëri nga gazetarët e ka pyetur qendërmbrojtësin e Liverpoolit rreth krahasimeve që atij po i bëjnë me qendërmbrojtës të mëdhenj si Maldini apo Nesta.
Përgjigja e Van Dijk ishte modeste, duke pohuar që nuk mendon se është në atë kategori, së paku për momentin jo.
Gazetari: Njerëzit thonë se jeni në kategori me Maldini, Nesta, Costacurta…?
VVD: “Nuk mendoj qe jam në atë kategori, ende ose larg për momentin. Por, ndjehem mirë, kam pasur sezon të mirë deri tani, vit i mirë, por, për mua është vetëm një lloj fillimi. Unë dua të vazhdoj të bëj atë që jam duke bërë, të bëj progres, të vazhdojë të punojë shumë, me shpresë që të fitojë më shumë trofe me Liverpool’in dhe kombëtaren, sigurisht.”
Ditë më parë, i pyetur se kush e meriton Topin e Artë – ai apo Messi – Virgil kishte thënë se “Leo Messi e është lojtari më i mirë ne botë dhe se e meriton Topin e Artë, për aq kohë sa luan, pa marrë parasysh nëse luan ne finale të Champions League ose jo.” /IndeksOnline/