75 Mall Live Search
18:34 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

VW dhe BMW ndërtojnë së bashku fabrikën më të madhe në Evropë

Volkswagen dhe BMW kanë investuar së bashku në atë që do të jetë fabrika më e madhe e Evropës për bateritë litium-jon.

Kompania Northvolt, e cila qëndron pas fabrikës, zbuloi të mërkurën se ka ngritur një kapital prej 1 miliard $ në themelimin e objektit të baterive në Skellefteå të Suedisë dhe synon gjithashtu të ndërtojë një fabrikë të dytë në Saksoninë e Ulët të Gjermanisë, shkruan IndeksOnline.

“Sot nuk është vetëm një moment i rëndësishëm për Northvolt, gjithashtu shënon një moment kyç për Europën që tregon qartë se ne jemi të gatshëm të konkurrojmë në valën e ardhshme të elektrifizimit dhe se ne do ta bëjmë këtë duke përdorur qelizat e baterive të cilat mbajnë nivelin më të ulët të mundur të CO2”, tha bashkë-themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Northvolt, Peter Carlsson.

Ndërtimi në objektin suedez do të fillojë në gusht përpara se prodhimi i baterive në shkallë të gjerë të fillojë në 2021. Fabrika fillimisht do të ketë 16 Gwh kapacitet prodhimi të qelizave të baterive të litiumit. Për ta vënë atë në perspektivë, fabrika e parë e Teslas kishte një kapacitet prej rreth 20 Gwh gjatë 2018 dhe do të rritet në vitet e ardhshme. Fabrika e Northvolt do të zgjerohet në të paktën 32 Gwh.

“Volkswagen po hedh bazat në të gjitha nivelet për zbatimin e suksesshëm të strategjisë së saj të elektrifizimit,” tha anëtar i Bordit të Menaxhimit të Volksëagen AG përgjegjës për prokurimin, Dr Stefan Sommer.

“Me Northvolt, kemi gjetur një partner evropian, njohuria e të cilëve njeh proceset e prodhimit të qelizave të baterisë të qëndrueshme, të CO2, e që do të na mundësojnë të avancojmë prodhimin e qelizave këtu në Gjermani. Parakusht për këtë është sigurisht krijimi i kornizës politike. “

Fabrika e lartpërmendur gjermane do të bashkohet falë një ndërmarrje të përbashkët 50/50 midis VW dhe Northvolt dhe do të fillojë të prodhojë qeliza të baterive nga fundi i vitit 2023 ose në fillim të vitit 2024. /IndeksOnline/