75 Mall Live Search
13:14 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Volkswageni, do të paguajë 237 milionë euro për më pak se 1% të aksioneve të Audi-së

Volkswageni, do të paguajë 48 për qind premi për të blerë aksionet e aksionarëve të vegjël në gjigantin Audi, ka bërë të ditur kompania gjermane.

VW-ja, që ka në pronësi 99.64 për qind të Audisë, kishte njoftuar për planet për kompletim të aksioneve në muajin shkurt.

“Volkswageni ka njoftuar dhe ka specifikuar se ka arritur marrëveshjen për të blerë aksionet e aksionarëve të vegjël në vlerë prej 1551.53 euro për aksion”, ka njoftuar Audi.

Në kohën kur u dha ky njoftim, vlera e aksioneve të Audisë të martën ishte 1050 euro për aksion. Totali i pagesës që Volkswageni do të bëjë për 152.479 aksione arrin në total prej 237 milionë euro, sipas të dhënave të “Refinitiv”-it.

Vendimi për blerjen e aksioneve, do të votohet në mbledhjen e ardhshme të Audisë, që pritet të ndodhë në korrik ose gusht.