VW, prodhuesi me më së shumti shitje në botë
Volkswagen Group ka kryesuar për pesë vite me rradhë si prodhuesi i makinave me shitjet më të larta në botë.
Edhe pse grupi gjerman është tërhequr nga aleanca Ranult-Nissan-Mitsubishi në segmentin e automjeteve të vogla, kjo nuk ka ndikuar në shitjet e kompanisë.
Nissan tha ditën e mërkurë se ka shitur 5.65 milion makina vitin e kaluar, 2.8% më pak se vitin paraardhës. Mitsubishi raportoi një rritje prej 18% me 1.22 milion shitje. Ndërsa Renault shiti 3.88 milion njësi, duke u rritur me 3.2% në vit.
Renault SA, Nissan Motor Co Ltd dhe Mitsubishi Motors Corp së bashku kanë shitur 10.76 milion makina pasagjerësh dhe makina reklamash në 2018-ën. Grupi nuk shet kamionë të mëdhenj për detyra të rënda.
Volkswagen shiti 10.83 milion njësi vitin e kaluar, duke përfshirë edhe kamionët .