VW tërheq nga tregu mbi 57,000 modele Touareg
Volkswagen do të tërheq mbi 57,000 automjete Touareg në mbarë botën.
Mbikëqyrësit automobilistik KBA në Gjermani, zbuluan se motori me naftë 3.0-litërsh i përdorur në këto makina ka dy pajisje të kontrollit të emetimeve të paligjshme.
Nga 57,600 automjete në nivel global. Reuters thotë se 25,800 prej tyre janë të vendosur në Gjermani.
Në korrik, autoritetet në Gjermani njoftuan një tërheqje të 22.000 modele Porsche Cayenne me naftë në Europë, pas zbulimit të pajisjeve të ngjashme të kontrollit të emetimeve. /IndeksOnline/