75 Mall Live Search
14:16 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

VW tregon procesin e rimbushjes së baterive duke përdorur glicerinë

Ndërsa makina e garave ID.R po përgatitet të pushtojë pistën e Nurburgring dhe të kërkojë rekordin e makinave elektrike, VW po hedh më shumë dritë në sistemin e saj të avancuar të karikimit.

“Për të kryer një xhiro të plotë të Nordschleife me performancë të plotë është një sfidë e madhe për makinën elektrike”, tha François-Xavier Demaison, Drejtor Teknik i Volkswagen Motorsport. “Prandaj, karikimi optimal para fillimit të xhiros, së bashku me rikuperimin gjatë ngasjes, janë me rëndësi vendimtare.”

Makina elektrike e garave VW përmban një bateri litium-jonesh të bërë nga tetë module me 56 qeliza secila. Këto module janë të ndara në dy blloqe pranë shoferit dhe pas monokokut.

VW po përdor një gjenerator inovativ të fuqisë së lëvizshme e cila lëvizë me glicerinë, një lëndë e parë e rinovueshme e fituar si produkt i mbeturinave nga prodhimi i bio-naftës. Glicerina është provuar si ideale për qëllimet e Vë-së, pasi kur ajo digjet është pothuajse pa ndotës dhe neutral ndaj CO2. /IndeksOnline/