75 Mall Live Search
10:56 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

VW zbulon Touareg-un gjysmë hibrid me 456 kuajfuqi

Gjiganti gjerman Volkswagen, ka zbuluar një model të ri gjysmë hibrid dhe më të fuqishëm të SUV-it të saj, Touareg R.

Volkswagen Touareg R hibrid plug-in vjen me motor 3.0 litërsh V6 i cili prodhon 335 kuajfuqi si dhe një tjetër elektrik me 134 kuajfuqi ndersa emiton rreth 44g/km CO2.

Përmes këtyre motorëve Touareg R-i shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për rreth 5 sekonda.

Touareg R mund të vozitet deri në 140km/orë krejtësisht në fuqi elektrike dhe mund të përshkoj deri në 44 kilometra rrugë.

Ky model sportiv ka të njëjtën teknologji sikurse Audi Q7, Bentley Bentayga dhe Lamborghini Urus. /IndeksOnline/