23:57 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Wagner: Ka mundësi që kam shënuar me “vegël”

Kështu është shprehur Sandro Wagner pas golit të parë në Allianz Arena me fanellën e Bayern Munich. Por goli ngriti shumë pikëpyetje për mënyrën se si është shënuar.

Wagner, i cili mori një top nga e djathta nga Rafinha, e shtyu topin me një pjesë të trupit me të cilën normalisht nuk shënohen shumë gola. “Ka mundësi, që ta kem prekur me ‘veglën’ time topin.

“Por nuk jam shumë i sigurt, pasi çdo gjë shkoi shumë shpejt. Gjithsesi ishte një ndjesi e bukur.”

Wagner, i cili në rininë e tij ka luajtur 11 vite për Bayern, është rikthyer gjatë merkatos së dimrit, 10 vite pas lamtumirës nga Munich.

Temat: