75 Mall Live Search
12:31 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Walkeri mesazh të qartë Kurtit: Ngutuni bëjeni Qeverinë, shteti s’funksionon pa institucione

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, i cili erdhi për vizitë në Kosovë, ka pëfunduar takimin me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Pas takimit, Walkeri u tha mediave se ai e ka këshilluar Kurtin që bashkë me partnerin e saj të nguten në formimin e Qeverisë dhe krijimin e institucioneve.

“Unë vetëm i këshillova që të nguten për formimin e Qeverisë dhe ta bëjnë atë, nuk e di nëse ai do të më dëgjoj mua, por kjo është ajo çka unë i thashë. Kanë kaluar 100 ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve dhe mendoj që negociatat janë ngushtë me sistemin paraprak po edhe mendoj që është një sistem i ri”, tha Walker.

Walkeri u shpreh se shteti pa Qeveri është vështirë të funksionojë, duke shtuar se ai është i interesuar të shoh situatën politike të Kosovës.

“Unë e njoh Kurtin qe 20 vjet. Ai kishte qenë i ri me flokë të gjata, unë kam qenë gjithmonë i fascinuar nga ai. Unë jam i interesuar për politikën e Kosovës. Shteti pa një Qeveri është një shtet i vështirë, juve ju duhet Qeveria. Ju keni një shans tani për të rinjtë por edhe për idetë e tyre të reja. Jam i ineresuar që të shoh që kjo do të funksionojë dhe shpresoj që kjo të ndodhë së shpejti”, u shpreh Walker.

Kujtojmë se William Walkeri, dje zhvilloi edhe një vizitë në selinë qëndrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkë me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett. /IndeksOnline/