75 Mall Live Search
17:01 / E Enjte, 15 Janar 2026 / Z S

Walker për Kurtin si kryeministër: S’ka shumë gjëra me të cilat s’jam pajtuar, Kosova po ecën mirë në aspektin demokratike

William Walker ka thënë se Vetëvendosje kishte mbështetje të madhe popullore edhe vite më parë, pavarësisht mungesës së komunikimit me Ambasadën Amerikane.

Ai e ka vlerësuar Albin Kurtin si të arsimuar dhe njohës të mirë të Kosovës dhe botës. Sipas tij, puna e Kurtit si Kryeministër deri tani ka qenë kryesisht e pranueshme dhe Kosova po ecën mirë në aspektin demokratik.

Walker ka shtuar se rezultati prej rreth 50 për qind në zgjedhje tregon mbështetje qytetare dhe kjo, për të, është në rregull.

”Albin Kurti është shumë i arsimuar. Ai e njeh botën. Ai e njeh Kosovën”, ka thënë ai në T7.

I pyetur se a mendon se ai është personi i duhur?

Walker është përgjigjur: ”Nuk po them që është i vetmi person. Ka njerëz të tjerë që jam i sigurt që mund të bënin një punë të mirë si Kryeministër, por sa i përket asaj që ai ka bërë deri më tani si Kryeministër, unë nuk kam parë shumë gjëra me të cilat nuk pajtohem. Por unë mendoj se Kosova po ecën shumë mirë në aspektin demokratik, dhe nëse Vetëvendosje mund të marrë 50% të votave në një zgjedhje, siç sapo bëri, atëherë dikush duhet të jetë në favor të tyre, dhe kjo për mua është në rregull.”/Indeksonline/