75 Mall Live Search
21:57 / E Enjte, 15 Janar 2026 / Z S

Walker: Të rinjtë e Kosovës duhet të informohen vazhdimisht për historinë e vitit 1999

Ambasadori dhe miku i njohur i Kosovës, William Walker i ftuar sonte si musafir special ne Politiko, ka theksuar rëndësinë e rolit të mediave në ruajtjen dhe përcjelljen e kujtesës historike te brezat e rinj.

Walker tha se një pjesë e madhe e popullsisë së Kosovës, rreth 30 deri në 50%, është nën moshën 25 vjeç dhe për këtë arsye nuk e mban mend dhe as nuk mund ta dijë drejtpërdrejt se çfarë ka ndodhur në vitin 1999 dhe para asaj periudhe vendimtare.

Sipas tij, është detyrë e gazetarëve dhe e kanaleve televizive që vazhdimisht të flasin për këto ngjarje, në mënyrë që e vërteta historike të përcillet te të rinjtë.

“Jo duke më ftuar mua, por duke folur vazhdimisht, për të siguruar që të rinjtë e Kosovës të përfaqësojnë atë që Kosova përfaqëson sot për ta”, u shpreh Walker.

Ai e vlerësoi si shumë të rëndësishme përfshirjen dhe diskutimin e vazhdueshëm për këto tema, duke falënderuar emisionin për ftesën dhe mundësinë për të qenë pjesë e debatit.