75 Mall Live Search
19:42 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / Gj. Sh

Walker vazhdon kontratën me Manchester Cityn

Ishte afër largimit gjatë afatit kalimtar veror, por Kyle Wallker ka vazhduar kontratën me Manchester Cityn.

Mbrojtësi anglez ka nënshkruar një kontratë të re me kampionët evropian dhe ata anglez, deri më 30 qershor 2026, shkruan IndeksOnline.

Kontrata e 33-vjeçarit do të skadnte në fund të sezonit, por që palët kanë arritur marrëveshje për ta vazhduar kontratën edhe për dy vite të tjera.

Walker gjatë verës ishte [ranë transferimit te bayern Munchen, por në fund vendosi të qëndroj dhe të jetë nën urdhërat e Pep Guardiolës.

“Është absolutisht kënaqësi për mua, për familjen time, për të gjithë ata që punojnë shumë që unë të jam këtu. Prezantoj një klub fantastik edhe për dy sezone dhe shpresoj për më shumë”, tha Walker për faqen zyrtare të klubit pasi që nënshkroi kontratën e re./IndeksOnline/