14:33 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Walkeri, viziton Policinë e Kosovës

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, priti në një takim ish-shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin William Walker.

Qalaj e njoftoi nga afër atë për angazhimet dhe aktivitetet policore në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend.

Në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi drejtori Qalaj i dhuroi një pllakatë policore, Walkerit.