75 Mall Live Search
23:46 / E Diele, 01 Shtator 2019 / indeksADMonline

Wanda Nara: Do të doja ta shihja Icardin në Boca Juniors

E ardhmja e sulmuesit argjentinas ende është e paqartë.

Icardi nuk po dëshirohet nga klubi zikaltër dhe iu është bërë e qartë që ai nuk bën pjesë në planet e tyre, shkruan Indeksonline.

Ka pasur interesim nga disa ekipe për të siguruar shërbimet e tij, por asgjë konkrete nuk është ndërmarrë.

Gruaja e Icardit, Wanda Nara ka folur për një lëvizje në Argjentinë.

“Boca ? Epo, Boca është Boca, do të doja që Mauro të shkonte atje për huazim për 6 muaj. Do të isha shumë e lumtur” – u shpreh Nara./Indeksonline/