Wanda Nara, merr vëmendjen me këtë paraqitje
 
				Wanda Nara është një modele e njohur argjentinase, e cila njëherësh është gruaja e futbollistit të njohur Mauro Icardo.
 
Ajo shumë shpesh merr vëmendjen e mediave rozë, për shkak të paraqitjeve të saj publike që dinë të jenë mjaft të “nxehta”, shkruan Indeksonline.
 
33-vjeçarja gjithashtu është agjente e burrit të saj, që kujdeset për transferimet dhe marrëveshjet e Icardit me klubet e futbollit. 
 
Së fundmi ajo mori gjithë vëmendjen e publikut për shkak të paraqitjes së saj me plot stil e sharm, duke vënë në pah bukurinë e saj. 
 
Kujtojmë se ajo është nënë e 5 fëmijëve, 3 prej të cilëve i ka me ish- bashkëshortin, futbollistin Maxi Lopez. /Indeksonline/



 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                