Wanda nuk humb kohë pas ndarjes, nis romancë me këngëtarin e njohur

Teksa Icardi duket se nuk e pranon ndarjen dhe vazhdon të publikojë foto me Wanda Narën, bukuroshja argjentinase ka nisur një romancë të re. Këngëtari i njohur L-Gante ka deklaruar se ai dhe Ëanda po njihen me njëri-tjetrin gjatë programit “La Noche de Mirtha”.
“Ajo është e bukur, ajo është një grua e bukur. Unë po e njoh. Ne po njohim njëri-tjetrin”, është shprehur ai.
Duket se Wanda nuk ka ndërmend ta falë Icardin pas një tradhtie të mundshme dhe ka vendosur të ecë përpara.
