75 Mall Live Search
23:42 / E Premte, 21 Tetor 2022 / Gj. Sh

Wanda zbulon tradhtinë e Icardit me aktoren e njohur

Mauro Icardi dhe Wanda Nara janë në një rrugë pa kthim drejt divorcit, pasi bukuroshja argjentinase është tashmë në një lidhje me reperin L-Gante, ndërsa sulmuesi nuk po arrin t’i ndryshojë mendjen.

Duket se tradhtia e Icardit me aktoren China Suarez një vit më parë në Paris, është edhe shkak i situatës së krijuar, teksa atëherë u fol vetëm për një flirt platonik, por vetë Wanda ka konfirmuar për mediat argjentinase se të dy kanë bërë seks atë mbrëmje në kryeqytetin francez.

Ndonëse u duk sikur Wanda ia fali tradhtinë sulmuesit, duket se modelja argjentinase ka pasur në plan t’ia kthejë me të njëjtën monedhë, pasi përfundoi në krahët e reperit L-Gante, duke surprizuar jo pak Icardin.