75 Mall Live Search
21:16 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / Blerim

Washington/ Protestuesit hyjnë me forcë në Kongres, Trump bën thirrje për qetësi

Një numër protestuesish që mbështesin presidentin Donald Trump kanë  hyrë në kompleksin e Kapitolit, ku ligjvënësit janë mbledhur në seancë për certifikimin e votës elektorale të zgjedhjeve të 3 nëntorit. Gjendja në Kapitol dhe rreth tij është ende e tensionuar, ndërkohë që protestuesit u përplasën me policinë që ruajnë ndërtesën.

 Ndërkohë që presidenti Trump, në një koment në Twitter, u bëri thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë.

Presidenti në detyrë Donald Trump ka bërë thirrje për qetësi. Sipas tij, kjo gjë nuk i shërben askujt.

“Kjo është e gabuar dhe jo kush jemi ne. Përdorni të drejtat tuaja për ndryshim, por mos filloni të veproni si pala tjetër. Ne kemi një vend për të shpëtuar dhe kjo nuk i ndihmon askujt”, shkruan Trump.