21:10 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Washington Wizards i vendos në treg dy super yjet e skuadrës

Ekipi i njohur i basketbollit i NBA, Washington Wizards i ka vendosur në treg dy super yjet e skuadrës, John Wall dhe Bradley Beal.

Përveç dyshes së njohur, Wizards do të tentojnë që të largoj të gjithë lojtarët që janë për momentin për të bërë revolucion brenda ekipit, transmeton Indeksonline.

Këtë sezon ekipi kryeqytetas e ka filluar keq sezonin. Nga 16 ndeshje ata kanë shënuar vetëm pesë fitore dhe kanë pësuar 11 humbje.

Për momentin gjendën në pozitën e 10-të në Konferencën Lindore, pozitë që nuk i siguron Play-Offin./Indeksonline/