Watford shkarkon trajnerin Munoz

Skuadra e Watford ka shkarkuar trajnerin Xisco Munoz pas 7 xhirove në Premier Ligë, transmeton Indeksonline.
Përmes një postimi në faqën zyrtare të klubit në rrjetin social Facebook, Watford kanë njoftuar se trajneri dhe klubi kanë ndarë rrugët, duke e falënderuar atë për kontributin që i dha ekipi që të rikthehen në Premier Ligë.
Watford pas 7 javëve në Premier Ligë ka arritur të grumbullojë po aq pikë dhe gjendet në vendin e 14.