Wayne Rooney rikthehet në postin e trajnerit, merr drejtimin e skuadrës angleze

Ish-kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney, do të rikthehet si trajner futbolli.
Rooney do të jetë trajner i ri i skuadrës angleze, Plymouthit, e cila garon në Championship, shkruan IndeksOnline.
Emërimi i tij pritet të zyrtarizohet brenda 24 orëve të ardhshme.
Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, pritet të nënshkruaj kontratë një vjeçare me Plymouthin.
Së fundi Rooney ishte trajner i skuadrës së Birminghamit, ku u shkarkua në muajin janar, 83 ditë pasi nënshkroi kontratë trevjeçare e gjysmë./IndeksOnline/