WBA shkruan: Krasniqi bëri historinë si kampion i parë botëror i lindur në Kosovë

Robin Haxhi Krasniqi ka arritur ta fitoi meçin e ëndrrave, pasi mposhti me nokaut kampionin gjerman, Dominic Bosel.
Krasniqi fitoi titujt WBA dhe IBO, tituj këta që boksieri ynë priti për plotë
15 vite, shkruan IndeksOnline
Meçi u mbyll me nokaut nga Haxhiu në rundin e tretë të kësaj sfide.
Ndërkaq, për Krasniqin ka shkuar edhe faqja zyrtare e WBA në botë, ku shkruan se bokiseri ynë hyri në histori të boksit profesionist.

Kujtojmë se rekordi i Robin Krasniqit është 51 fitore, 6 humbje dhe 19 KO, ndërsa Boesel tani ka një rekord prej 30 fitoreve, 2 humbjeve dhe 12 KOs.