WBC i jep urdhër Furyt, rimeçin ndaj këtij boksieri

Tyson Fury ka nisur negociatat për mbrojtjen e detyrueshme të titullit të tij botëror në peshën e rëndë kundër Dillian Whyte.
WBC ka urdhëruar fillimin e bisedimeve me luftën që pritet të zhvillohet në fund të shkurtit ose në fillim të marsit.
Me shumë gjasa meçi do të zhvillohet në stadiumin “Principality” të Cardiffit, shkruan Indeksonline.

Promovuesit e Furyt u përpoqën të negocionin një meç me Usyk, por që ukrainasit i duhet të ia kthejë revanshin Anthony Joshuas.
Fury do të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar pas disa meçeve të zhvilluara në Amerikë./Indeksonline/