23:14 / E Shtunë, 09 Tetor 2021 / OSH

“We love Albania”, s’janë protestues, por mijëra fansa nga diaspora që po duan të hyjnë për t’i parë tre yjet e estradës

Afro 5000 njerëz janë mbledhur para një salle në Shtutgart të Gjermanisë për të shijuar natën më vallëzim e këndim së bashku me yjet e estradës nga Kosova.

Bahet fjalë për tri yjet kosovare, Dafina Zeqiri, Ledri Vula dhe Ermal Fejzullahu, shkruan IndeksOnline.

Ata do të përformojnë sonte në njërën nga klubet e Shtutgartit ku mijëra fansa të tyre iu përgjigjen pozitivisht.

IndeksOnline ka siguruar një video ku shihen adhuruesit e këngëve të tyre duke pritur në radhë për të hyrë brenda.

Kujtojmë se këngëtarja Dafina Zeqiri para pak ditësh ka publikuar albumin “Dafinë moj” ku pati sukses të padiskutushëm. Në album pati duete të shumta me këngëtarë kosovarë.

Kurse, Ledri Vula para dy ditësh lansoj hitin e kësaj sezone “Ça bone” në bashkëpunim me Lumi B dhe Gjikon.

Ndërsa, bashkëpunimi i fundit i Ermal Fejzullahut është më Gjikon i cili titullohet “Sa t’kom dasht” dhe brenda tre muajve ka kapur afro 16 milionë klikime.

E sonte, pa dyshim do të jetë një natë e zjarrët në Shtutgart./IndeksOnline/