75 Mall Live Search
17:31 / E Enjte, 18 Mars 2021 / OSH

Weber: Dialogu i Brukselit është kthyer në kah të kundërt, Serbia fitoi më shumë

Bodo Weber, bashkëpunëtor i vjetër i Këshillit për Politikën e Demokratizimit në Berlin, vlerësoi se dialogu i Brukselit filloi mirë në vitin 2011, por që vitet e fundit ai është kthyer në kah të kundërt.

Weber tha se tani më takimet nuk janë historike dhe përparimi është i mangët, raportojnë mediat kosovare.


“Serbia mori hapjen e negociatave të para-pranimit, Kosova Marrëveshjen e Asociimit me Bashkimin Evropian, por rruga drejt integrimit në BE është bllokuar. Është bërë normale që zyrtarët e të dy vendeve të takohen rregullisht dhe se nuk është më ‘historike’”, tha ai.

Weber shton se “E njëjta histori është me të ashtuquajturin integrim të serbëve të Kosovës”.

“Nëse e shikonim atë sipërfaqësisht, atëherë në rast se Serbia fitoi më shumë dhe Kosova pak më pak, serbët e Kosovës janë ende dëmi më i madh kolateral i krizës në dialog”, tha ai.