75 Mall Live Search
16:53 / E Diele, 16 Qershor 2024 / G T

Weghorst ia siguron tri pikë të mëdha Holandës, mposhtet Polonia

Kombëtarja e Holandës ka shënuar një fitore të madhe në ndeshjen e parë të Euro 2024 ndaj Polonisë me rezultatin 2:1.

Të parët në epërsi kaluan polakët me anë të, Adam Buksa, shkruan Indeksonline

Por, holandezët barazuan shifrat pas 13 minutave me anë të sulmuesit të Liverpoolit, Cody Gakpo.

Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol dhe ishte sulmuesi Wout Weghorst që shënoi për t’ia dhënë tri pikë të mëdha Holandës

Kujtojmë që Holanda është në grup me Francën, Austrinë dhe Poloninë./Indeksonline/