“Welcome to Peja”, lopët pushojnë e kullosin në hyrje të qytetit

Nuk ka diskutim që Peja është një nga qytetet më të bukura në Kosovë. Qyteti i shtrirë buzë bjeshkëve e bën Pejën qytet atraktiv dhe me natyrë mbresëlënëse.
Kushdo që viziton Pejën, në hyrje të qytetit te rrethi kryesor shpeshherë mund të hasni në disa lopë që kullosin e pushojnë prej disa vjetësh aty.

Me t’u përmirësuar moti dhe me t’u gjelbëruar kullosat, lopët kanë zënë rehatinë përsëri në rrethin e Pejës.
Pamjet janë të para pak minutave ku siç shihet edhe këtë vit rrethi i Pejës vazhdon të jetë kullosë dhe “akomodues” për bagëtitë./Indeksonline/
