20:08 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

“Wembley” frymon blu, Chelsea kampion i FA Cup

Chelsea ka fituar Kupën FA duke mposhtur Manchester United në stadiumin Wembley.

‘Blutë e Londrës’ fituan me rezultat minimal 1-0 , kështu duke shtuar trofeun e tetë të FA Cup në sirtarë.

Goli i vetëm erdhi në minutën e 22-të të takimit, ku ylli belg Eden Hazard shënoi nga penaltia.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë skuadra e Jose Mourinhos ishte më e mirë dhe sulmoi deri në minutën e fundit, por nuk arritën të thyenin mbrojtjen e çeliktë të Contes. /IndeksOnline/