18:36 / E Martë, 13 Tetor 2020 / C E

Wenger i ashpër me Ligën e Kombeve: Hiqeni qafe këtë garë

Po zhvillohet edicioni i dytë i Ligës së Kombeve e organizuar nga UEFA për kombëtaret evropiane.

Por ky kompeticion nuk po iu pëlqen të gjithëve dhe sidomos klubeve të mëdha që po e vuajnë shkaku i lëndimit të lojtarëve.

I ashpër me Ligën e Kombeve ka qenë edhe ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger që ka propozuar që kjo garë të hiqet nga kalendari.

“Hiqeni qafe këtë Ligën e Kombeve! Askush nuk e merr vesh, dilni pyesni këdo në rrugë. Më mirë ta kthejmë një vit Europian dhe një vit Botëror se sa kështu”, ka thënë francezi. /IndeksOnline/