75 Mall Live Search
12:12 / E Premte, 22 Tetor 2021 / B O

Wenger i jep këshilla Solskjaerit se si të ndalet ky Liverpool i frikshëm

Anglia po pret nën ethe derbin e madh të futbollit anglez, Manchester United-Liverpool. Skuadra e Klopp po kalon në formë të hatashme dhe analistët po e vlerësojnë si pretendentin kryesor për titull, bazuar në formën momentale.

Arsene Wenger i ka dhënë këshilla Ole Gunnar Solskjaerit se si mund të ndalet skuadra e Klopp.

“Unë mendoj se kyçi i betejës do të jetë mesfusha dhe Solskjaer i ka emrat për të bërë mirë. Unë do t’i këshilloja aktivizimin nga minuta e parë të Paul Pogba, Fred dhe Bruno Fernandes. Pogba të jep shumë thellësi dhe krijon shumë aksione të rrezikshme. Me të në fushë, edhe Bruno Fernandes është më i lirshëm, gjen më shumë hapësira. Sa i përket Fred, në pjesën e dytë ndaj Atalantës ishte fantastik dhe duhet inkurajuar edhe ndaj Liverpool”, ka thënë Wenger./Indeksonline/